STAMBOLL – Një tërmet 6,8 ballë Rihter godet lindjen e Turqisë, katër të vdekur

STAMBOLL, 24 janar /ATSH-AFP/ – Një tërmet me magnitudë 6,8 ballë të shkallës Rihter goditi sot pjesën lindore të Turqisë, njoftuan autoritetet.

“Tërmeti goditi rajonin e Sivrices, në provincën Elazig, rreth orës lokale 20:55 (17:55 GMT)”, sipas agjencisë qeveritare për situatat e katastrofës.

Agjencia turke për Menaxhimin e Katastrofave dhe Situatave të Urgjencës (AFAD) theksoi në një komunikatë se epiqendra e tërmetit ndodhej në Sivrice.

Tërmeti u ndje në  Diyarbakır, Mardin, Gaziantep, Malatya, Tunceli dhe shumë qytete të tjera.

“Të paktën katër persona kanë humbur jetën si pasojë e këtij tërmeti 6,8 ballë Rihter që goditi pjesën lindore të Turqisë”, theksoi ministri i Brendshëm, Suleyman Soylu.

“Ne shpresojmë që nuk do të ketë viktima të tjera. Për momentin katër persona kanë humbur jetën, dy prej të cilëve në Elazig dhe dy në provincën fqinje të Malatyas”, deklaroi Suleyman Soylu./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.