FRANCË – Konfirmohen dy raste të koronavirusit kinez, të parët në Europë

PARIS, 24 janar /ATSH-AFP/ – Dy raste të reja të koronavirusit kinez u konfirmuan në Francë, të parat në Europë, njoftoi sot në mbrëmje ministri francez i Shëndetësisë, Agnes Buzyn.

“Rasti i parë ka të bëjë me një pacient të shtruar në një spital të Bordo-së në jugperëndim  të Francës dhe i dyti në Paris”, theksoi ministri në një konferencë shtypi duke shtuar se autoritetet po punonin për të parandaluar përhapjen e virusit./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.