Cakaj: Metodologjia e re e negociimit pritet t’i hapë rrugë çeljes së negociatave me BE-në

TIRANË, 24 janar /ATSH/ -Raporti i ri i Komisionit për progresin e Shqipërisë dhe miratimi i metodologjisë së re të negociimit pritet t’i hapin rrugën çeljes së bisedimeve për anëtarësim në BE gjatë këtij viti.

Ministri në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj priti sot në aeroportin “Nënë Tereza” Presidentin e Këshillit Europian për vizitën e tij të punës në Tiranë, Charles Michel.

Cakaj thekson se, “raporti i ri i Komisionit për progresin e Shqipërisë dhe miratimi i metodologjisë së re të negociimit pritet t’i hapin rrugën çeljes së bisedimeve për anëtarësim në BE gjatë këtij viti”.

Po ashtu, shton Cakaj, “tashmë ka filluar një punë intensive për të shndërruar vlerësimin teknik të Komisionit në vullnet politik të Këshillit për të nisur procesin e anëtarësimit në BE”.

“Krahas bashkëpunimit në fushën e integrimit, mirënjohje e veçantë mbështetjes për nismën e Komisionit për të organizuar konferencën e donatorëve në Bruksel për të ndihmuar rindërtimin pas tërmetit”, u shpreh Cakaj.

/gj.mima/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.