BOSNJE – Një pjesë e Ballkanit përfshihet nga mjegulla toksike

SARAJEVË, 24 janar /ATSH-AFP/ – Sarajeva, Beogradi, Prishtina dhe Shkupi janë përfshirë nga një atmosferë mbytëse, e shkaktuar nga një mjegull toksike e trashë, pjesërisht prej qymyrit dhe drurit, që përdoret për ngrohje nga banorët, të privuar nga një energji më e pastër.

”Kohët e fundit, këto kryeqytete kanë qenë ndër 10 qytetet më të ndotura në botë”, sipas aplikacionit të specializuar AirVisual.

Ndotja e ajrit është drejtpërsëdrejti përgjegjëse për rreth 20% të vdekjeve të parakohshme në 19 qytete në Ballkan, sipas një studimi të fundit nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Mjedisin (UNEP)./ /ervo/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.