BOGOTA- Bolivia ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Kubën

BOGOTA, 24 janar /ATSH-DPA/ – Qeveria e përkohshme e Bolivisë ndërpreu sot marrëdhëniet diplomatike me Kubën, duke akuzuar ishullin e Karaibeve se kishte treguar armiqësi të përhershme ndaj vendit të Andeve.

Që nga muaji nëntor Bolivia ka pasur një qeveri konservatore, kur nënkryetarja e senatit, Jeanine Anez e deklaroi veten kryetare të shtetit. Protestat e dhunshme detyruan presidentin e majtë Evo Morales, aleat të Kubës, të kërkonte azil politik.

Ministri i Jashtëm i përkohshëm Yerko Nunez kritikoi një postim në Twitter nga homologu i tij kuban Bruno Rodriguez, i cili akuzoi Anez-in për organizimin e një grushti shteti dhe për servilizëm ndaj Shteteve të Bashkuara. / /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.