Trafiku i klandestinëve drejt SHBA-së dhe Kanadasë/ SPAK paraqet pretencën për grupin me 34 anëtarë

TIRANË, 23 janar/ATSH-A. Fortuzi/- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), paraqiti në gjykatë pretencën për 35 anëtarët e grupit të akuzuar për trafikimin e emigrantëve të paligjshëm drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kanadasë, në këmbim të pagesave të konsiderueshme financiare.

Përfaqësuesi i SPAK kërkoi dënime nga 6 deri në 10 vjet burg për të arrestuarit.

Sipas njoftimit të SPAK, “Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mbi bazën e akteve të procedimit penal Nr.272/2016 të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, ka regjistruar procedimin penal  për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se të pandehurit Ilir Myrtaj, Alfred Myrtaj, Marjo Myrtaj, Albert Xhelili, Gentjan Stojku, Florjan Hysenaj, Keldi Beshi, Arben Kadiu, Shkelqim Mema dhe Ismail Alushani, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë për të cilët hetimet vazhdojnë, kanë kryer falsifikime të dokumenteve zyrtare, si: letërnjoftime, pasaporta, viza, duke i vënë në shërbim të personave të ndryshëm kundrejt përfitimit monetar dhe material, si dhe nëpërmjet linjave ajrore dhe linjave të tjera të udhëtimit, kanë trafikuar shtetas të ndryshëm për në shtete të tjera, kryesisht në SHBA, Kanada dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Në kuadër të këtij procedimi penal deri tani janë dërguar për gjykim 10 të pandehur, si dhe vazhdojnë hetimet për 32 persona të tjerë. Për 10 të pandehurit e dërguar për gjykim, Gjykata e Posaçme Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin Nr. 1, datë 20.01.2020,  ka deklaruar fajtor dhe dënuar të pandehurit : Ilir Myrtaj, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” te kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”,  dënimin përfundimtar me 6 vjet e 8 muaj burgim.

Alfred Myrtaj për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” te kryer në bashkëpunim,  dënimin përfundimtar me 6 vjet e 8 muaj burgim.

Marjo Myrtaj, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” te kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, dënimin përfundimtar me 6 vjet burgim.

Arben Kadiu, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” te kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, dënimin përfundimtar me 5 vjet e 6 muaj burgim.

Florjan Hysenaj, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” te kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”,  dënimin përfundimtar me 6  vjet e 8 muaj burgim.

Gentjan Stojku, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” te kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, dënimin përfundimtar me 5 vjet e 6 muaj burgim.

Shkëlqim Mema, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” te kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, dënimin përfundimtar me 5  vjet e 6  muaj burgim.

Keldi Beshi, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” te kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, dënimin përfundimtar me 5 vjet e 6 muaj burgim.

Albert Xhelilaj, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” te kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, dënimin përfundimtar me 5 vjet e 6 muaj burgim.

Ismail Alushani, për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”, dënimin e tij me 2 vjet e 8 muaj burgim.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.