POLONI – Vizitë historike e zyrtarëve myslimane dhe hebrenj në Aushvic

OSWIECIM, 23 janar /ATSH-AFP/- Zyrtarë myslimanë dhe hebrenj bënë sot homazhe për viktimat e Holokaustit, gjatë një vizite të përbashkët, të cilësuar historike në kampin nazist të Aushvicit, disa ditë nga 75-vjetori i çlirimit të kampit nga Ushtria e Kuqe më 27 janar 1945.

Sekretari i përgjithshëm i Ligës Islamike Botërore, sauditi, Mohammad bin Abdulkarim Al-Issa, nënvizoi se vizita në kampin nazist e 60-të krerëve fetarë të ardhur nga mbarë bota ishte një detyrë e shenjtë dhe një nder i madh.

Sekretari i Përgjithshëm i Ligës Islamike Botërore u përkul ndërsa drejtoi lutjen pranë Memorialit të Aushvicit, kushtuar më shumë se një milion njerëzve, shumica prej tyre hebrenj, të cilët u shfarosën në këtë kamp./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.