TIRANË, 23 janar /ATSH – I. Vata/- Bashkia Klos vazhdon punën për rehabilitimin e rrugëve në njësitë administrative dhe zonat rurale dhe lagjet e fshatrave, lënë në harresë prej vitesh.
Bashkia Klos nisi punën për rregullimin rrugëve në fshatin Pleshe për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve të saj, ndërsa çdo ditë po punohet fort për të lehtësuar nevojat e komunitetit.
Puna për rehabilitimin e rrugës së lagjes “Shënkoll” të fshatit Pleshe nisi me hapjen e kanaleve anësore, zgjerimin e rrugës dhe shtrimin me çakull.
Bashkia Klos sqaroi se deri tani është bërë i mundur zgjerimi dhe pastrimi i kanaleve anësore si dhe shtrimi me çakull i dy degëzimeve të kësaj rruge.
Po ashtu vazhdon puna edhe për rehabilitimin e rrugës në lagjen “Kukatin” të fshatit Cerujë. /j.p/