SHBA – OKB: Palët libiane të finalizojnë një armëpushim sa më shpejt të jetë e mundur

NJU JORK, 22 janar /ATSH-AFP/ – Këshilli i Sigurimit të OKB-së u kërkoi sot palëve libiane të finalizojnë sa më shpejt të jetë e mundur një armëpushim për të mundësuar një rifillim të procesit politik që parashikon t’i japë fund konfliktit në Libi.

“Anëtarët e Këshillit të Sigurimit u bëjnë thirrje palëve libiane të angazhohen në mënyrë konstruktive në komisionin ushtarak të përbashkët të ashtuquajtur 5+5 për të arritur një marrëveshje armëpushimi sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet në një deklaratë të publikuar në përfundim të Këshillit mbi rezultatet e samitit të zhvilluar të dielën në Berlin.

Ky komision ka për mision përcaktimin në terren të mekanizmave për zbatimin e marrëveshjes së armëpushimit, që do të pasojë armëpushimin e monitoruar nga dy palët që prej 12 janarit./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.