Meta uron presidenten e re të Greqisë: Marrëdhëniet mes dy popujve do të zhvillohen më tej

TIRANË, 22 janar/ATSH/ Presidenti Ilir Meta përshëndeti sot zgjedhjen historike të Presidentes së re të Greqisë, Ekaterini Sakellaropoulou.

Meta i uroi Sakellaropoulou suksese në këtë post shumë të rëndësishëm.

“Mbetem i bindur se marrëdhëniet shumë të mira dhe tradicionale mes dy vendeve edhe dy popujve tanë do të zhvillohen edhe më tej në dobi të interesave dhe qëllimeve tona të përbashkëta, ku kontributi i Presidentes së Zgjedhur të Republikës Helenike, Ekaterini Sakellaropoulou, është i një rëndësie të veçantë”, – thekson Meta.

Parlamenti grek zgjodhi sot Ekaterini Sakellaropoulou, 63 vjeçe, presidente të Greqisë.  Sakellaropoulou  mori që në turin e parë votat e 261 deputetëve nga 300 të tillë./k.s/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.