JERUZALEM, 22 janar /ATSH-AFP/ – Presidenti francez, Emmanuel Macron mbrojti “luftën e tij të përditshme” kundër antisemitizmit në një mesazh të publikuar sot me rastin e vizitës në Izrael me rastin e 75-vjetorit të çlirimit të kampit nazist të Auschwitz-it.
“Shtatëdhjetë e pesë vjet pas lirimit të të mbijetuarve nga kampi i Aushvicit, qytetarët e Francës dhe gjetkë janë në shënjestër sepse janë hebrenj. Ky kthim i urrejtjes është prezent në kohët tona”, konfirmoi presidenti francez në këtë mesazh në memoralin izraelit mbi Holokaustin të Yad Vashem.
“Këtë luftë kundër antisemitizmit e shpreh çdo ditë duke e përcjellë në fjalimet e mia, në sjelljet dhe në internet”, shtoi presidenti francez duke ftuar platformat digjitale, shoqërinë civile dhe individët, të ndërhyjnë për të eliminuar përmbajtjet me urrejtje.
Ai u takua sot me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu dhe do të takohet më pas me homologun izraelit, Reuven Rivlin, më pas me shefin e opozitës, Benny Gantz.
Ai do të vazhdojë vizitën në Ramallah ku do të takohet me kreun e Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas./ /ec/ a.jor.
