FRANCË – Bursat europiane të penalizuara nga virusi kinez dhe Trump

PARIS, 22 janar /ATSH-AFP/- Tregjet e aksioneve europiane përfunduan sot me të kuqe, të penalizuara nga shqetësimet për përhapjen e virusit nga Kina, si edhe nga kërcënimi i taksave amerikane për makinat europiane.

Eurostoxx humbi me 0,51 %.

Për sa i përket vlerave, sektori i automobilave pësoi rënie pas parashikimeve poshtë pritshmërive të Daimler-it (-2,12 %) dhe kërcënimeve nga Donald Trump. Volkswagen humbi 1,19 %, Renault 0,84% dhe Peugeot 0,49%.

Për sa i përket indekseve, vetëm tregu i aksioneve zvicerane u rrit me 0,10%./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.