BRAZIL – Policia e Rios numër rekord vrasjesh në vitin 2019

RIO DE JANEIRO, 22 janar /ATSH-AFP/- Policia e Rio de Janeiro-s ka vrarë 1 810 persona gjatë vitit 2019, një rekord ky që tregon për një rritje me 18 % në krahasim me vitin paraardhës.

Shifrat e publikuara dje nga Instituti i Sigurisë Publike (ISP) i qeverisë së Rios tregojnë, gjithashtu, se vrasjet me dashje (duke përjashtuar dhunën e policisë) ranë me 19 %, me 3 995 raste, në krahasim me 4 950 e vitit 2018.

Këto të dhëna korrespondojnë me vitin e parë në detyrë të guvernatorit të ri të Rios, Ëilson Ëitzel, i zgjedhur kryesisht për shkak të përafrimit të tij me politikën e sigurisë së presidentit të ekstremit të djathtë, Jair Bolsonaro./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.