BEJRUT – Diab: Libani përballë një katastrofe ekonomike

BEJRUT, 22 janar /ATSH-AFP/ – Kryeministri i ri libanez, Hassan Diab theksoi sot se vendi i tij po përballej me një katastrofë ekonomike duke nënvizuar sfidat e mëdha që pret ekipi i tij pas takimit të parë të qeverisë.

“Ne ndodhemi përballë një katastrofe ekonomike dhe ne duhet të lehtësojmë ndikimin dhe pasojat e kësaj katastrofe mbi libanezët”, theksoi kryeministri, sipas një deklarate të lexuar nga një funksionar i lartë pas Këshillit të Ministrave.

Këshilli i Sigurimit të OKB-së u kërkoi sot palëve libiane të finalizojnë sa më shpejt të jetë e mundur një armëpushim për të mundësuar një rifillim të procesit politik që parashikon t’i japë fund konfliktit në Libi.

“Anëtarët e Këshilli të Sigurimit u bëjnë thirrje palëve libiane të angazhohen në mënyrë kontruktive në komisionin ushtarak të përbashkët të ashtuquajtur 5+5 afin për të arritur një marrëveshje armëpushimi sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet në një deklaratë të publikuar në përfundim të Këshillit mbi rezultatet e samitit të zhvilluar të dielën në Berlin./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.