ZVICËR – Trump: Do të diskutojmë një marrëveshje të mirë tregtare me europianët

DAVOS, 21 janar /ATSH-AFP/- Presidenti amerikan Donald Trump tha sot se do të nisë bisedimet për një marrëveshje tregtare me Bashkimin Europian, në kuadër të një takimi dypalësh me kreun e ekzekutivit europian, Ursula von der Leyen.

“Ne do të diskutojmë një marrëveshje të mirë tregtare me europianët”, u tha ai gazetarëve, duke treguar se kishte dëgjuar që presidentja e Komisionit Europian ishte e rreptë në negociata.

Von der Leyen tha se ishte e bindur që mund të vendosnin me autoritetet amerikane një axhendë pozitive për tregtinë, si edhe për teknologjinë, energjinë dhe tema të tjera./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.