TURQI – Arrestohen dhjetëra të dyshuar për lidhje me organizatën terroriste FETO

ANKARA, 21 janar /ATSH-AA/ – Një operacion u zhvillua sot në disa qytete të Turqisë në kuadër të arrestimit të pjesëtarëve të dyshuar të organizatës terroriste FETO, ku u arrestuan dhjetëra të dyshuar.

Në deklaratën e kryeprokurorisë thuhet se në kuadër të hetimit ndaj strukturimit të FETO-s në Ministritë e Arsimit në shtatë qytete të vendit është lëshuar urdhërarresti për 16 të dyshuar.

Si rezultat i operacioneve në qytetet Ankara, Stamboll, Kirshehir, Izmir, Kajseri, Aksaraj dhe Kahramanmarash janë arrestuar shtatë të dyshuar nga 16 gjithsej.

Bëhet e ditur se të dyshuarit janë përdorues të programit ByLock.

Në kuadër të një operacioni tjetër ndaj “shtëpive të fshehta” të organizatës terroriste FETO në Antalia, janë arrestuar edhe 20 të dyshuar të tjerë.

Operacioni është kryer në koordinim të kryeprokurorisë së Antalias me departamentin antiterrorist të policisë së provincës, ku janë arrestuar të dyshuar për të cilët pretendohet se janë anëtarë të organizatës terroriste të armatosur.

Organizata terroriste FETO dhe udhëheqësi i saj me qendër në SHBA, Fetullah Gülen drejtoi grushtin e shtetit të penguar të 15 korrikut të vitit 2016, ku humbën jetën 251 persona dhe u plagosën për 2 200 të tjerë./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.