Agjencia Telegrafike Shqiptare

RUSI – Putin emëron qeverinë e re

MOSKË, 21 janar /ATSH-AFP/- Presidenti Vladimir Putin emëroi sot qeverinë e tij të re, ku Sergueï Lavrov dhe Sergueï Choïgou ruajtën postet e tyre, përkatësisht atë ministrit të Jashtëm dhe ministrit të Mbrojtjes.

“Ju uroj sinqerisht suksese, të gjithë vendit i intereson kjo”, deklaroi Putin, gjatë një takimi me të gjithë anëtarët e kabinetit, përkrah kryeministrit Mikhaïl Michoustine.

Përveç Lavrov-it dhe Choïgou-t, pozicionet e tyre strategjike i mbajtën edhe ministri i Brendshëm, Vladimir Kolokoltsev dhe ai i Energjisë, Alexandre Novak./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version