RUSI – Komiteti i parlamentit miraton ndryshimet e Putin-it në kushtetutë

MOSKË, 21 janar /ATSH-DPA/ – Një komitet parlamentar rus miratoi një draft me ndryshime të propozuara në kushtetutë nga presidenti Vladimir Putin, deklaroi sot organi ligjvënës.

Projektligji i presidentit Putin paraqet një reformë gjithëpërfshirëse të autoritetit të udhëheqjes së vendit dhe është parë si përpjekje për të zgjeruar mundësitë e tij për ruajtjen e pushtetit pas përfundimit të mandatit të tij aktual.

Dhoma e Ulët e parlamentit do ta lexojë për herë të parë projektligjin të enjten. Kundërshtimet në lidhje me propozimet e presidentit Putin janë të rralla. / / sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.