ROMË, 21 janar /ATSH-ANSA/ – Kollë, ethe dhe vështirësi në frymëmarrje janë simptomat e koronarovirusit të ri, paralajmërojnë mjekët.
Në qytetin kinez të Wuhan “është duke u zhvilluar një epidemi pneumonie. Aktualisht shpjegohet se shkaku është identifikuar dhe ai është një koronavirus i ri (2019-nCoV).
Simptomat e tjera janë dhimbjet e forta të fytit.
Koronaviruset janë një familje e madhe e viruseve që dihet se shkaktojnë sëmundje që fillojnë nga ftohja e zakonshme deri te sëmundjet më serioze si sindroma e frymëmarrjes e Lindjes së Mesme (MERS) dhe sindromi i rëndë akut i frymëmarrjes (SARS).
Ky koronavirus i ri është një lloj i ri që nuk është identifikuar më parë te njerëzit.
‘’Aplikoni masa higjiene siç janë larja e duarve me sapun dhe ujë, mbulimi i gojës dhe hundës kur teshtini ose kolliteni. Shmangni kontaktin me njerëzit me sëmundje të frymëmarrjes. Shmangni vendet e mbushura me njerëz, veçanërisht tregjet e peshkut dhe kafshëve të gjalla’’, thuhet në posterat e autoriteteve të shëndetësisë.
Konsultoni mjekun dhe vaksinohuni kundër gripit të paktën dy javë para udhëtimeve dhe, në rast se janë të panevojshëm, mënjanojini./ /os/ a.jor.
