Goditet një rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në Tiranë

TIRANË, 21 janar /ATSH – I. Vata/- Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, operacioni policor i koduar “Shadow” ku është vënë në pranga pronari dhe banakieri i një lokali.

Policia e Shteti sqaron se “Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, në vijim të punës për kontrollin e ambienteve dhe lokaleve në të cilat dyshohet se kryhet veprimtari e kundërligjshme, falë dhe informacioneve të siguruara në rrugë operative se në një lokal në rrugën “Skënder Luarasi” shpërndahej lëndë narkotike, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Shadoë”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:B. B., 42 vjeç, banues në Tiranë (pronari i lokalit);A. B., 41 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për dhunë në familje (kamerieri i lokalit)”.

“Arrestimi i këtyre shtetasve u bë, pasi në rrugën “Skënder Luarasi” si dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 736.4 gr. lëndë e dyshuar narkotike kanabis, grirëse metalike dhe dy aparate celularë”, sqaroi policia.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.