BRUKSEL – ESA: Europës i duhen 16 miliardë euro investime për hapësirën

BRUKSEL, 21 janar /ATSH-ANSA/ – Le të punojmë së bashku për të investuar të paktën 16 miliardë euro për sektorin e hapësirës në buxhetin e BE, 2021-2027, është apeli që vjen nga Sekretari i Përgjithshëm i Agjencisë Europiane të Hapësirës (ESA), Johann -Dietrich Woerner, i cili hapi konferencën hapësinore europiane në Bruksel.

“Duhet të bashkojmë forcat që të mos ndërmarrim hapa mbrapa dhe ta çojmë BE-në përpara në ekonominë e hapësirës”, shtoi Woerner.

Konferenca u hap gjithashtu edhe nga Përfaqësuesi i Lartë i BE Josep Borrell, i cili tha se “hapësira është kufiri i ri i politikës globale”.

“Rritja e tensioneve gjeopolitike në tokë është duke u zgjatur dhe projektuar në hapësirë”, theksoi Borrell në Twitter, por në BE ka “një bazë solide për të vepruar së bashku”, falë programit të Kopernikut, në sistemin europian të navigimit ”Galileo” dhe në qendrën satelitore ”SatCen” të BE-së./   /os/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.