Bashkëpunimi rajonal ekonomik, në interes të drejtpërdrejtë të të gjithë qytetarëve

TIRANË, 21 janar /ATSH/ – Bashkëpunimi rajonal ekonomik është në interes të drejtpërdrejtë të të gjithë qytetarëve në rajon.

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Fatos Reka zhvilloi një takim kortezie me kryeministrin e ri të Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, për t’i uruar deyrën e re dhe njëkohësisht për t’i dorëzuar edhe ftesën për pjesëmarrje në Konferencën e Donatorëve.

Në takim u bisedua mbi nevojën, që paralelisht me angazhimet dhe pritjet e secilit shtet për hapa në integrimet europiane, të vazhdohet edhe bashkëpunimi rajonal ekonomik që është në interes të drejtpërdrejtë të të gjithë qytetarëve në rajon.

Në takim, u bisedua edhe për zhvillim të mëtejshëm të marrëdhënieve të mira miqësore mes të dyja shteteve, si kontribut dhe drejtë zhvillimit të mirë rajonal dhe në pjesën e vlerave europiane.

/gj.mima/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.