SOFT NEWS – Brukseli dhe Vjena lidhen sërish me një tren… nate!

VJENË, 20 janar /ATSH-AFP/ – Një tren i ri nate që lidh Vjenën dhe Brukselin u inaugurua dje në mbrëmje duke simbolizuar vullnetin e Austrisë për të kontribuar në mënyrë vendimtare në ambicien europiane për të reduktuar emetimet e CO2.

“Kompania hekurudhore publike austriake ÖBB është përfshirë që prej disa vitesh në një rinovim të ofertës së saj të natës, për të cilën ajo është sot krenare”, sipas presidentit Andreas Mattha.

Një udhëtim Vjenë-Bruksel nga hekurudha lëshon më pak se një e dhjeta e CO2 nga ajo e lëshuar nga avioni.

Treni i parë, që mban sloganin “loveyourplanet” (”duaje planetin tënd”), është nisur në Vjenë në orën 20:38 (19:38 GMT) nën tingujt e një orkestre që interpretonte himnin e Bashkimit Europian.

Dy vendet nuk kishin më linjë hekurudhore të drejtpërdrejtë që prej 16 vitesh.

Linja Vjenë-Bruksel është programuar për momentin dy herë në javë, të dielën dhe të mërkurën në mbrëmje./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.