Rama në Kiev, takim me kryeministrin ukrainas Honcharuk


TIRANË, 20 janar/ATSH/ Në cilësinë e kryetarit të OSBE-së, kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim në Kiev, me Kryeministrin e Ukrainës, Oleksiy Honcharuk.

Në kuadër të vizitës së tij në Ukrainë në cilësinë e kryetarit të OSBE-së, Rama u prit në takim nga kryeministri Honcharuk.

Axhedën e takimeve në Kiev, kryeministri Rama e nisi me takimin me ministrin e Punëve të Jashtme, Vadym Prystaiko, ndërsa pritet të takojë edhe Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe kryetarin e Parlamentit Dmytro Razumkov.

Ashtu siç ka deklaruar me marrjen e presidencës së OSBE-së nga Shqipëria, adresimi i krizës në Ukrainë mbetet një nga prioritetet e Shqipërisë gjatë vitit 2020. Ndaj dhe kryeministri Rama, vizitën e parë në cilësinë e kryetarit të OSBE-së vendosi ta zhvillonte në Ukrainë./m.m/j.p/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.