NORVEGJI – Riatdhesimi i gruas së një xhihadisti shkakton një minikrizë në vend

OSLO, 20 janar /ATSH-AFP/- E djathta populiste u paraqit sot para qeverisë, për të protestuar në mënyrë të veçantë kundër riatdhesimit nga Siria të gruas së një xhihadisti, duke ilustruar karakterin delikat të kthimit në Europë të familjeve të luftëtarëve të huaj.

“U mbush kupa”, deklaroi gjatë një konference për shtyp kryetarja e Partisë “Progres”, Siv Jensen, që favorizon një politike të kufizuar emigracioni.

Vendimi nuk do të sjellë rënien e qeverisë, por do ta ndërlikojë detyrën e tij, duke e privuar ekzekutivin nga një mazhorancë në Parlament.

Partia e djathtë populiste ”Progres” u tërhoq për shkak të riatdhesimit nga Siria për arsye humanitare, të një gruaje 29-vjeçare, që kishte lidhje me ISIS dhe të dy fëmijëve të saj.

Kreu i partisë ”Progres”, Siv Jensen njoftoi vendimin pasi diskutoi me udhëheqjen e partisë së saj dhe kryeministren Erna Solberg.

“Ne mund të kemi mirëpritur fëmijët, por nuk bëjmë kompromis me njerëzit që marrin pjesë në organizata terroriste”, tha Jensen në një konferencë për shtyp.

Qeveria miratoi riatdhesimin e të treve nga kampi i refugjatëve al-Hol, të kontrolluar nga kurdët në Siri në tetor, duke vepruar në bazë të informacionit se një nga fëmijët ishte shumë i sëmurë./ /ervo/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.