Milva Ekonomi zgjidhet Kryetare e Komisionit të Ekonomisë

TIRANË, 20 janar /ATSH/ -Deputetja socialiste Milva Ekonomi u zgjodh sot në postin e Kryetares së Komisionit të Ekonomisë dhe Financat, duke zëvendësuar në këtë post ministrin e Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj.

Ndërsa në vend të Ekonomit si nën/kryetare e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik është zgjedhur Mirela Kumbaro.

Kuvendi gjithashtu ka miratuar programin e punës së Kuvendit për periudhën 20 janar – 7 mars 2020.

Gjithashtu është miratuar kalendari 3- javor i punimeve të Kuvendit për periudhën 20 janar -7 shkurt 2020.

/gj.mima/ /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.