LONDËR – Jep dorëheqjen drejtori i përgjithshëm i BBC

LONDËR, 20 janar /ATSH-AFP/ – Drejtori i përgjithshëm i BBC, Tony Hall njoftoi sot se do të jepte dorëheqjen verën e ardhshme nga gjiganti publik i medias britanike, i përballur me sfidën për të fituar një publik të ri dhe delikat nën pushtetin e kryeministrit, Boris Johnson.

Në letrën e tij të dorëheqjes, Hall shpjegoi se vendimi i tij ka qenë i vështirë për t’u marrë pas shtatë viteve në këtë post, por ai dëshiron t’u japë prioritet interesave të organizatës.

BBC funksionon me një ligj që garanton misionin e saj deri në vitin 2027./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.