ITALI – Roma, qyteti i dytë në botë me trafikun më të madh

ROMË, 20 janar /ATSH-DPA/ – Roma renditet qyteti i dytë në botë, kur bëhet fjalë për numrin e orëve që qytetarët kalojnë të bllokuar në trafik, sipas një raporti publikuar sot.

Sipas të dhënave të “Inrix’s Global Card Scorecard”, që analizon tendencat e trafikut dhe lëvizshmërisë, rezultoi se romanët humbasin mesatarisht 254 orë në trafik në vit, të ndjekur nga qytetarët në Bogota me 272 orë. Milano ishte gjithashtu në 10 vendet e para, duke u renditur i shtati me 226 orë të humbura në trafik. / /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.