IRAN – Rezaifar: Kutia e zezë e avionit ukrainas do të mbetet në Teheran

TEHERAN, 20 janar /ATSH-ANSA/ – Kutia e zezë e aeroplanit ukrainas të qëlluar gabimisht nga forcat iraniane është vendosur në Teheran dhe ne nuk kemi në plan ta dërgojmë atë në vendet e tjera, deklaroi zyrtari i aviacionit civil Hassan Rezaifar.

‘’Do të përpiqemi të shqyrtojmë përmbajtjen e saj në Iran për të nxjerrë konkluzionet mbi gabimin e bërë’’, shtoi ai.

“Në rast se vendosim të dërgojmë kutinë e zezë jashtë vendit, opsionet tona do të ishin Ukraina ose Franca, por një vendimi tillë  ende nuk është marrë në lidhje me këtë”, përfundoi zyrtari./  /os/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.