ERFURT, 20 janar /ATSH-DPA/ – Pesë piktura me vlerë, të vjedhura saktësisht 40 vjet më parë janë kthyer në shtëpinë e tyre në një muze në Gotha në Gjermaninë Lindore, deklaroi sot kryeministri i shtetit të Thuringisë, Bodo Ramelow.
Ramelow theksoi se punimet e Frans Hals, Jan Brueghel, Anthony van Dyck, Ferdinand Bol ose Jan Lievens, dhe Hans Holbein u prezantuan publikisht javën e kaluar në Berlin dhe ndodhen përsëri në muzeun Gotha.
Ato u vodhën në 14 dhjetor 1979, nga koleksioni i Schloss Friedenstein në Gotha, një qytet i vogël, i ndodhur 140 kilometra në perëndim të Leipzig-ut. / / sara/