DAVOS – WEF: Ndryshimi i klimës kërcënon gjysmën e PBB-së së botës

DAVOS, 20 janar /ATSH-ANSA/ – Ndryshimi i klimës kërcënon aktivitetet ekonomike për më shumë se gjysmën e PBB-së së botës, sipas alarmit të ngritur nga raporti i Forumit Ekonomik Botëror (WEF).

Sipas WEF-it, mbi 44 000 miliardë dollarë, pra mbi gjysma e prodhimit vjetor të vlerës së shtuar botërore, është shumë e varur nga natyra dhe nga shfrytëzimi i saj dhe për këtë arsye edhe e ekspozuar ndaj fenomeneve të tilla si ngrohja globale ose humbja e biodiversitetit.

Raporti i Forumit Ekonomik Botëror vjen pas një rekordi të vitit 2019 me temperaturat e oqeaneve, zjarreve në SHBA, Australi, Amazonë, tema të cilat do të diskutohen edhe në forumin e Davosit./  /os/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.