Agjencia Telegrafike Shqiptare

Çel dyert Qendra e re Komunitare Multifunksionale në Elbasan

TIRANË, 20 janar /ATSH/ -Riintegrimi i fëmijëve dhe familjeve të kthyera nga emigrimi do të jenë në fokus të Qendrës së re Komunitare Multifunksionale, e cila çeli sot dyert në Elbasan.

Kryetari i bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja theksoi se, “çeli dyert sot një ndër investimet më të rëndësishme në Njësinë 1, Qendra e Re Komunitare Multifunksionale me në fokus riintegrimin e fëmijëve dhe familjeve e kthyera nga emigrimi”.

Llatja theksoi se, kjo qendër vjen si vlerë e shtuar në ofrimin e shërbimeve me bazë komunitare, sociale dhe edukative në bashkinë e Elbasanit.

“Falë mbështetjes së Qeverisë Gjermane dhe partnerëve Terre des hommes – Albania, kjo qendër vjen si vlerë e shtuar në ofrimin e shërbimeve me bazë komunitare, sociale dhe edukative në bashkinë e Elbasanit”.

/gj.mima/ /a.a/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version