BRUKSEL – “Alphabet” qasje proporcionale për rregullimin e Inteligjencës Artificiale

BRUKSEL, 20 janar /ATSH-AFP/- Shefi i “Alphabet”, shtëpia-mëmë e Google, Subdar Pichai i bëri thirrje BE-së për një qasje proporcionale për të rregulluar Inteligjencën Artificiale, gjatë një takimi në Bruksel.

“Një rregullore e zgjuar duhet të adoptojë një qasje proporcionale, duke ekuilibruar paragjykimet e mundshme dhe mundësitë në nivel shoqëror”, tha Pichai.

BE, sikurse SHBA, po studiojnë aktualisht si të rregullojnë sa më mirë Inteligjencën Artificiale, një teknologji e cila pritet të revolucionarizojë ekonominë dhe shoqërinë me pasoja serioze për një numër të caktuar vendesh pune që kanë të ngjarë të zhduken./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.