TEKNOLOGJI – ”Sony” prodhon makinën e parë 100% elektrike

LAS VEGAS, 19 janar /ATSH-ANSA/ – Gjiganti elektronik ”Sony” prezantoi në mënyrë të papritur prototipin e një makine elektrike në panairin e teknologjisë së organizuar në Las Vegas.

Me modelin ”Vision S”, gjiganti japonez ka kapërcyer kompaninë ”Apple” në garën për të ndërtuar anti ”Tesla”-n, me pjesë të austriakes ”Magna Steyr” dhe kompanisë gjermane ”Bosch”, ”Continental” dhe ”Zf”.

“Ky prototip përfaqëson kontributin tonë për të ardhmen e lëvizjes”, theksoi presidenti i kompanisë ”Sony”, Kenichiro Yoshida.

”Sony” furnizon sensorët, softuerin, paketën e sigurisë dhe të gjithë sistemin e informimit.

Platforma elektronike gjithashtu është në përputhje me llojet e tjera të makinave, siç janë ato SUV./ /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.