Pampuri: Veliaj nuk mbajti premtimin për një Tiranë solidare

TIRANË, 19 janar /ATSH – I. Vata/- Ish-deputetja e PD-së Orjola Pampuri akuzon kryetarin e bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj se nuk ka mbajt premtimin për një qytet solidar për të ofruar një vak për njerëzit në nevoja.

Në një deklaratë për mediet, Pampuri shprehet se “Erion Veliajt,  pati deklaruar se “në një qytet solidar, askush nuk do të ngryset pa një pjatë të ngrohtë”.

“Është e gjitha propagandë! Dyert e qytetit nuk janë të hapura për qytetarët e vet më në nevojë, nëse ata nuk kanë dorëzuar më parë një mal me dokumente në shkëmbim të një pjate supë”, tha ajo.

Po ashtu, Pampuri shton se “në rrugët e Tiranës në këto ditë të ftohta dimri gjen plot njerëz që enden rrugëve, të pamundur për t’u ushqyer apo për të siguruar një çati ku të shmangin të ftohtin”.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.