MJEKËSI – Mrekulli ortopedike në spitalin ”Rizzoli”

BOLONJË, 19 janar /ATSH-ANSA/ – Një kavilie e tërë e rindërtuar me një protezë me porosi në formatin 3D: hera e parë në botë që realizohet kjo gjë dhe implantimi u bë në institutin ortopedik ”Rizzoli” në Bolonjës.

Operacioni, i ilustruar në një konferencë për shtyp, u zhvillua tek një pacient 57 vjeç, i cili kishte humbur funksionin e kaviljes së këmbës, pas një aksidenti të rëndë automobilistik me motor që në vitin 2007.

Pas 13 vjetësh, falë ndërhyrjes, ai ka rikuperuar mundësinë e plotë për të ecur.

Ajo që u zhvillua në spitalin ”Rizzoli” është një teknikë inovative për personalizimin e tërë procedurës së zëvendësimit protetik të kyçit të këmbës duke filluar nga anatomia e pacientit, deri tani e konsideruar si pa funksion deri tek implanti 3D i përshtatur i këmbës.

Një punë që rezulton nga përpjekja e përbashkët e kirurgëve ortopedikë të ”Rizzoli”-t dhe Universitetit të Bolonjës./ /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.