Byberi: Federohet nga FSHF ekipi i futbollit “Valbona” 

TIRANË, 19 janar /ATSH – I. Vata/- “Ekipi i futbollit “Valbona” është federuar nga FSHF”,  tha sot Kryetari i bashkisë Tropojë, Rexh Byberi, ndërsa ndoqi sot ndeshjen mes ekipit të “Valbonës” dhe Kamzës.

Kryetari i bashkisë Tropojë, Rexh Byberi tha se “sot pata kënaqësinë të ndjek dhe të inkurajoj ekipin tonë të futbollit “Valbona”, në një ndeshje në Kamëz me ekipin e këtij qyteti. Me këtë rast dua të ndaj me të gjithë dashamirësit e këtij sporti në Tropojë, lajmin e mirë se tashmë me insistimin tonë është federuar zyrtarisht ekipi ynë i Futbollit nga FSHF dhe presim të konkurrojë denjësisht duke rikthyer traditën”.

“Personalisht ngelem i përkushtuar për t’i dhënë në vijimësi mbështetje të fuqishme këtij sporti në bashkinë Tropojë në të gjitha moshat jo vetëm si një mjet atraksioni për qytetarët por së pari si një fushë edukimi qytetar”, tha ai.

Po ashtu, Byberi shton se “personalisht ngelem i përkushtuar për t’i dhënë në vijimësi mbështetje të fuqishme këtij sporti në bashkinë Tropojë në të gjitha moshat. jo vetëm si një mjet atraksioni për qytetaret, por së pari si një fushë edukimi qytetar”.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.