Bashkëqeverisja/ Mbi 32 mijë ankesa të zgjidhura në nivel qendror

TIRANË, 19 janar /ATSH – I. Vata/-Numri ankesave të zgjidhura në nivel qendror gjatë kësaj jave nga platforma e bashkëqeverisjes ka mbërritur në 32262 nga 48461 që është numri total i ankesave të regjistruar.

Sipas shifrave të publikuara, numri i ankesave të zgjidhura në nivel vendor është 4280 nga 8711 nga numri total i ankesave të regjistruara.

Ndërsa numri total i klikimeve është 125180, ndërsa numri total i regjistrimeve të reja 20728.

Për rastet e biznesit, numri i ankesave të zgjidhura është 558 nga 1024 ankesa të regjistruar gjithsej.

Po ashtu janë regjistruar edhe 13 raste që janë konsideruar të spikatura. Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka patur 6 raste, Ministria e Arsimit Sportit dhe Rinisë 1 rast, Ministria e Financave dhe Ekonomisë 4 raste dhe 1 rast nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.