Bardhi me strukturat e PD-së në Elbasan: Duam ndryshim

TIRANË, 19 janar /ATSH – I. Vata/- Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi zhvilloi sot një takim me strukturat e PD-së në qarkun e Elbasanit.

“Në qarkun e Elbasanit i gjeta demokratët të angazhuar në të gjitha nivelet e partisë për të bërë për vete sa më shumë qytetarë në Elbasan, Librazhd, Prrenjas, Cërrik, Peqin, Gramsh dhe Belsh”, shprehet ai.

Bradhi shton se “demokratët e qarkut të Elbasanit ia kanë dalë të rriten e të forcohen dhe në zgjedhjet më të para të lira e të ndershme, bashkë me aleatët tanë, ne të fitojmë në qark më shumë se 55% të votave”.

“Nënat dhe baballarët e qarkut të Elbasanit e duan ndryshimin që të mos i shohin fëmijët e tyre të ikin si refugjatë, pse bandat e pushtetit nuk i lënë të ngrenë kokën. Të rinjtë e qarkut të Elbasanit e duan ndryshimin që të ndërtojnë një jetë dinjitoze në vendin e tyre, ku vlerësohet aftësia, ndershmeria dhe jo servilizmi e hajdutëria!”, shprehet ai.

Po ashtu Bardhi shton se “nga takimet që pata në Elbasan, Librazhd, Prrenjas, Cërrik, Peqin, Gramsh dhe Belsh jam plot besim që së bashku do t’ia dalim”.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.