KOREJA E VERIUT – Zëvendësohet ministri i Jashtëm

SEUL, 18 janar /ATSH-DPA/ – Ri Yong Ho, ministri i Jashtëm i Koresë së Veriut, i cili shërbeu që nga viti 2016, është zëvendësuar, njoftoi sot faqja e lajmeve me qendër në Seul, NK News.

Raporti nuk dha informacione të mëtejshme se kush do të zëvendësonte Ri-në.

Megjithatë u deklarua se pasardhësi i tij ka të ngjarë të zbulohet të enjten ose para të enjtes, ditën kur do të zhvillohet një event për diplomatët.

Ri ndoqi bisedimet bërthamore në Hanoi me presidentin e SHBA-së Donald Trump në muajin shkurt dhe shërbeu si zëdhënës. / /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.