Eksportet drejt Kosovës u rritën me 10% në 2019-n

TIRANË, 18 dhjetor/ATSH/ Shqipëria dhe Kosova kanë rritur bashkëpunimin tregtar përgjatë vitit 2019.

Sipas Institutit të Statistikave, shkëmbimet tregtare për periudhën janar-tetor llogariten rreth 37.5  miliardë lekë nga 36 miliardë që ishin në 2018-n.

Në 2019-n, eksportet shqiptare drejt Kosovës arritën 29.8 miliardë lekë duke shënuar një rritje prej 10% krahasuar me një vit më parë kur u eksportuan 27 miliardë lekë mallra.

Por ndryshe nga eksportet, importet shënuan rënie me 1.2 miliardë lekë. Importet për vitin 2019 llogariten 7.7 miliardë lekë nga 8.9 që ishin në 2018-n.

Drejt Kosovës Shqipëria eksporton kryesisht material ndërtimi dhe metale minerale, lëndë djegëse e energji elektrike.

/a.gjonaj/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.