AUSTRALI – Dëme në shumë zona nga zjarret dhe shirat e rrëmbyeshëm

KANBERRA, 18 janar /ATSH-DPA/ – Dhjetëra zjarre vazhdojnë të djegin Australinë juglindore ndërsa shiu i rrëmbyeshëm dhe stuhitë kanë shkaktuar dëme në shumë zona në verilindje të vendit.

Disa autostrada kryesore dhe parqe janë mbyllur për shkak të reshjeve të shiut, ku në disa zona arritën deri në 330 milimetra.

Mediet lokale treguan pamjet të dhjetëra automjeteve që largoheshin teksa përmbytjet vazhdonin. / /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.