UKRAINË – Zelensky refuzon dorëheqjen e kryeministrit

KIEV, 17 janar /ATSH-AFP/ – Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky refuzoi sot dorëheqjen e paraqitur nga kryeministri duke u shprehur se dëshironte t’i jepte një mundësi të dytë për këtë post.

“Kam vendosur t’u jap një mundësi ju dhe qeverisë tuaj”, deklaroi Zelensky, gjatë një takimi me kreun e qeverisë Oleksii Gontcharuk, sipas një videoje të publikuar nga presidenca.

Gontcharouk paraqiti dorëheqjen e tij pas publikimit të deklaratave fyese ndaj presidentit, Volodymyr Zelensky, kriza e parë politike për presidentin e ri./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.