PD: OSHEE ka humbur 64 milionë euro vitin që shkoi, shqiptarët paguajnë me shtrenjtë

TIRANË, 17 janar /ATSH – I. Vata/- Partia Demokratike ka reaguar sot në lidhje humbjet e Operatori i Shpërndarjes së Energjisë me vlerë 64 milionë euro vitin që shkoi.

Në një deklaratë për mediet, Sekretari i Burimeve Njerëzore në PD, Ervin Minarolli tha sot se “Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka humbur 64 milionë euro vitin që shkoi, duke e zhytur kompaninë publike në një gropë të madhe abuzimesh dhe korrupsioni. Humbja dramatike e kaq shumë parave ndodh, kur shqiptarët paguajnë çmimin më të lartë të energjisë në rajon”.

“Në vitin e gropës së madhe financiare kompania, që mbahet nga faturat e shtrenjta të energjisë dhe paratë e shqiptarëve, ka bërë edhe më të pasur kryebashkiakët ilegjitimë”, thekson Minarolli.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.