MALTË – Jep dorëheqjen komisari i policisë

VALETA, 17 janar /ATSH-DPA/ – Komisari i policisë së Maltës dha sot dorëheqjen, duke deklaruar se dëshironte t’i jepte kryeministrit të ri Robert Abela-s mundësinë për të reformuar forcën policore ashtu siç e gjykonte të arsyeshme.

Lawrence Cutajar, i cili shërbente në këtë post që nga gushti i vitit 2016, u kritikua ashpër se dështoi në hetimin e akuzave për korrupsion ndaj zyrtarëve të lartë të qeverisë maltese.

Abela deklaroi se kishte pranuar dorëheqjen e Cutajar dhe shtoi se javën e ardhshme do t’i paraqesë ministrave një propozim në lidhje me mënyrën e emërimit të komisarëve të ardhshëm të policisë. / /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.