TOKIO – Japonia konfirmon rastin e parë të virusit

TOKIO, 16 janar /ATSH-DPA/- Japonia ka zbuluar rastin e parë të shpërthimit të koronavirusit të ri, deklaroi qeveria.

Një qytetar kinez, i cili jeton në prefekturën Kangawa afër Tokios, doli të jetë pozitiv pasi udhëtoi në Wuhan në Kinë në fillim të këtij muaji, tha ministria japoneze e Shëndetësisë.

“Personi 30-vjeçar u shtrua në spital pasi u kthye në Japoni në 6 Janar. Ai u la i lirë pas shërimit”, deklaroi ministria.

Një person ndërroi jetë dhe dhjetëra të tjerë u sëmurën nga shpërthimi i virusit të ri në qytetin qendror kinez, duke ngritur shqetësime pasi qindra miliona njerëz janë të gatshëm të udhëtojnë gjatë festave të Vitit të Ri Kinez këtë muaj.

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) tha të hënën se ‘”do të konsultohet me ekspertët e saj të shëndetit të urgjencës pasi raportoi se Tajlanda gjithashtu kishte pasur rastin e parë”.  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.