SHBA – Trump nënshkruan një marrëveshje tregtare historike me Kinën

UASHINGTON, 16 janar /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump nënshkroi sot një marrëveshje tregtare paraprake me zëvendësministrin kinez, Liu He, “një hap gjigand” për riekuilibrimin ekonomik.

“Sot është shënuar një etapë historike që nuk është ndërmarrë kurrë (…) drejt një marrëveshjeje tregtare të drejtë dhe reciproke mes SHBA-së dhe Kinës”, deklaroi presidenti amerikan gjatë një ceremonie në Shtëpinë e Bardhë.

Në një letër drejtuar presidentit amerikan, Donald Trump, presidenti kinez, Xi Jinping përshëndeti nënshkrimin e një marrëveshjeje, të mirë për Kinën, për SHBA-në dhe mbarë botën./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.