RUSI- Kombëtarja zgjedh Moskën për kampionatin Euro 2020

FRANKFURT, 16 janar /ATSH-DPA/ – Kombëtarja e Rusisë do të vendoset kryesisht në periferinë e Moskës në Novogorsk për turneun Euro 2020, deklaroi sot Unioni Kombëtar i Futbollit.

Trajneri Stanislav Cherchesov do të mbledhë skuadrën e tij më 21 maj në qendrën stërvitore në veri të kryeqytetit rus.

Dy ditë më vonë skuadra do të largohet në Austri për një kamp stërvitor tetëditor, ku do të zhvillojë ndeshje miqësore ndaj Polonisë në Varshavë më 2 qershor dhe Serbisë në Moskë më 6 qershor.

Rusia është pjesë e Grupit B në turneun pan-Europian kundër Belgjikës, Danimarkës dhe Finlandës. / /sara/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.