Politikat “green”, 15% më shumë mjete elektrike të regjistruara për herë të parë në vend

TIRANË, 16 janar/ATSH/ Politikat e ndjekura nga Qeveria për mbrojtjen e mjedisit dhe rritjen e sigurisë rrugore bënë që në vend të regjistroheshin 5 986 mjete me vit prodhimi mbi 2009 / Euro 4.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor informoi se flota e mjeteve në vend po rinovohet pas vendimit për lejimin e importit të mjeteve vetëm me kategori mjedisore Euro 4 e lart.

Ndërkohë rritje po njeh edhe numri i mjeteve elektrike që po futen në tregun shqiptar. Sipas DPSHTRR janë 15% mjete elektrike më shumë të regjistruara për herë të parë në vend.

“Akte juridike të ndryshuara drejt politikave ‘green’. Zerojmë tarifat për regjistrimin e mjeteve ‘green’, në total 7 500 Lekë, të cilat tashmë mbulohen nga DPSHTRR”, bën të ditur DPSHTRR. /a.gjonaj/ /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.