Ndërron jetë aktori i njohur Xhevdet Ferri/ Rama: Lamtumirë Xhodë, s’kam fjalë!

TIRANË, 16 janar /ATSH/ Kryeministri Edi Rama përcolli dhimbjen për lajmin e trishtuar të ndarjes nga jeta në moshën 59-vjeçare të aktorit të njohur të skenës dhe ekranit shqiptar, Xhevdet Ferri pas një sëmundjeje të rëndë.

“Lamtumirë Xhodë, s’kam fjalë!”, u shpreh Rama.

Rolet e Xhevdet Ferrit janë të paharrueshme për publikun që nga interpretimi në “Përrallë nga e kaluara”, tek “Gjoleka, djali i Abazit” e në dhjetëra role të tjera të realizuara mjeshtërisht nga aktori.

Xhevdet Ferri lindi më 26 nëntor 1960. Filmin e tij të parë e ka regjistruar kur ishte akoma student. Ndërsa, i fundit ka qenë filmi “Delegacioni”, me regji të Bujar Alimanit. Roli i paharrueshëm për shqiptarët do të mbetet ai i Trimit në filmin “Përrallë nga e kaluara” krah të madhit, Robert Ndrenika. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.